Sllovenia për herë të parë me presidente grua
Presidentja e re e Sllovenisë do të jetë Nataša Pirc Musar, e cila mundi Anzhe Logar në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, njoftoi RTV Sllovenia.
Në bazë të 99 përqind të votave të numëruara, Pirc Musar fitoi 53,88 pëqind dhe kundërshtari i saj 46,12 përqind të votave.
Kjo do të thotë se Pirs Musar do të bëhet gruaja e parë në postin e Presidentit të Sllovenisë, pasi do të pasojë Borut Pahor në një mandat pesëvjeçar.
Sipas mediave sllovene, Logar ka deklaruar shkurt pas rezultateve të para se “Pirc Musar do të jetë një president i mirë”. Ai tha se fushata ishte e vështirë dhe përgëzoi kundërshtarin.
Pirc Musar në fjalimin e saj të parë premtoi se do të jetë presidentja e të gjithë qytetarëve.
“Faleminderit të gjithëve që votuan. Unë e përgëzoj Logarin, i uroj fat të mirë në të ardhmen. Në pesë muajt e fundit, ne kemi dëshmuar se është e mundur të komunikohet me respekt. Sllovenia ka nevojë për njerëz të tillë, ka nevojë për politikanë të tillë ”, ka thënë Pirc Musar, transmeton Gazeta Lubjana.
Ajo shtoi se “sllovenët e kanë thënë qartë se çfarë lloj slloveni duan”.
LEXONI GJITHASHTU:
Sllovenia emëron një të dërguar të posaçëm për Ballkanin
Sllovenia vendi i parë në Evropën Lindore që legalizon martesat e homoseksualëve
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta