Sllovenia emëron një të dërguar të posaçëm për Ballkanin
Ministrja e Punëve të Jashtme sllovene, Tanja Fajon, ka njoftuar sot se vendi ka emëruar Anzej Franges si të dërguar special për Ballkanin Perëndimor, si dhe se ka njoftuar të dërguarin special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
“Kam informuar zv. ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, për emërimin e të dërguarit tonë për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Mezi pres të punoj me ju”, ka shkruar Fajon dhe Ministria e Jashtme sllovene e ka postuar në Twitter.
#BSF2022 | O imenovanju našega odposlanca za regijo #ZahodniBalkan sem obvestila namestnika pomočnika državnega sekretarja ZDA 🇺🇸 @StateDept Gabriela Escobarja. Veselim se sodelovanja. – ministrica @tfajon. pic.twitter.com/s1Fz0nf2nk
— MFA Slovenia (@MZZRS) August 30, 2022
Sipas raportimeve, Fajon dhe Franges diskutuan në forumin strategjik në Bled se si Sllovenia mund të ndihmojë Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt BE-së dhe situatën në rajon gjatë një takimi me kolegë nga Shqipëria, Prishtina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Në biografinë zyrtare të publikuar në faqen e qeverisë sllovene, thuhet se Franges është i angazhuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë që nga viti 2003.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut