Erion Braçe ‘luftë dokumentesh’ me Taren për kazinotë në Shqipëri

14 Shtator 2020 | 18:06

Zëvendëskryeministri Erion Braçe sqaroi në Euronews Albania VKM e miratuar së fundmi që përcakton zonën se ku lejohen kazinotë në Shqipëri. 

“Nuk do të hapen lojërat elektronike të fatit, ato që keni parë poshtë pallateve, buzë rrugëve. Nuk do të hapen bastet sportive,” sqaroi z. Braçe.

 “Mbetet në fuqi ndalimi ose ligji që i konsideron të paligjshme lojërat elektronike të fatit, bastet, bingot dhe çdo gjë tjetër,” shtoi zv.kryeministri.

Sipas z. Braçe, ligji i 2018 lë në fuqi kazinotë në hotele me 5 yje dhe resort-kazinotë, të certifikuara ndërkombëtarisht dhe nën një emër brandi.

Zëvendëskryeministri tha se Vendimi i Këshillit të Ministrave ka zbatuar nenin e ligjit ekzistues, që detyron Këshillin e Ministrave të nxjerrë vendim për përcaktimin e zonës, ku do të lejohen kazinot dhe procedurat.

[
cite_header=Alarmi i dhënë është i rremë
cite_author=Erion Braçe
cite_description=Zëvendëskryeministër
]

“E para nuk bëhet fjalë për qendrën e saj. Këtu nuk mban më për të ndërtuar asnjë godinë tjetër, ka kufizim në këtë ligj. Nuk lejohet në 100 metra në vijë ajrore nga Katedralja apo Teqeja. Kam miratuar vendim që ma kërkon ky ligj, kam zbatuar pikë për pikë këtë ligji. S’ka se si ndërtohet,” shtoi z. Braçe lidhur me kazinot.

Drejtorja e Lajmeve në Euronews Albania, znj. Ilva Tare pyeti z. Braçe nëse vendimi për rikthimin e kazinove po përdoret për efekt elektoral, zv. kryeministri zgjodhi të mos përgjigjet në mënyrë të drejtpërdrejtë, ndërsa shtoi se: “Po t’i referohemi fakteve, edhe partia ku unë bëj pjesë, iu vu përballë bandave të bixhozit dhe basteve”.

 

Lexoni gjithashtu:

Rikthehen lojërat e fatit| Zbardhet vendimi i qeverisë, kazinotë do të vendosen në qendër të Tiranës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026