Raketat ruse godasin Poloninë, reagon Putini

15 Nëntor 2022 | 21:36

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka pohuar se raportet për uljen e dy raketave ruse në Poloni dhe vrasjen e dy personave janë një “provokim i qëllimshëm”.

Por ata kanë akuzuar Varshavën si fajtoren kryesore për këtë duke e akuzuar se po përshkallëzon tensionet qëllimisht.

Por, ministria shtoi se: “Asnjë sulm nuk u krye kundër objektivave pranë kufirit shtetëror ukrainas-polak nga armët ruse” pavarësisht rasteve të shumta të regjistruara të sulmeve ajrore ruse që goditën Lvivin, një qytet ukrainas rreth 62 milje në jug të Przewodów dhe vetëm 50 milje nga kufiri ukrainas vetëm disa orë më parë ditën e sotme.

Deklarata përfundonte: “Fragmentet e publikuara nga mediat polake nga vendi i ngjarjes në fshatin Przewoduv nuk kanë të bëjnë me armët ruse”.

Forcat e Armatosura të Polonisë janë në “gadishmëri të lartë” pas shpërthimit, ndërsa një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane i tha AP se sulmi me të vërtetë erdhi nga Rusia.

Ministrja e Mbrojtjes e Çekisë tha gjithashtu se ajo e konsideroi “të konfirmuar” që Rusia kishte gjuajtur një raketë në Poloni, duke shtuar se ata nuk e dinin ende pse kishte ndodhur kjo.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026