A do ta shtyjë Milo Gjukanoviç formimin e qeverisë së re?
Tre koalicionet opozitare në Malin e Zi kanë nënshkruar marrëveshje për formimin e qeverisë së re pas zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit.
Por, situata e renduar epidemiologjike duket se mund t’i japë mundësinë Milo Gjukanoviçit që të shtyjë formimin e qeverisë së re me 90 ditë.
Kjo mund të ndodhë vetëm në rastin nëse qeveria do të shpallë gjendjen e emergjencës.
Analistët dhe media në Malin e Zi thonë se kjo lëvizje mund të ishte zvarritja e fundit e Gjukanoviç që do të duhet të kalojë në opozitë pas 30 vitesh në pushtet.
Parlamenti i ri nga ku do të dalë në mazhorancë e re, pritet që të konstituohet së shpejti.
Një veprim i tillë i Gjukanoviç mund të bëhet me pretekstin për të luftuar coronavisur, ku gjatë ditëve të fundit ka pasur një numër rekord të infektuarisht.
Aktualisht në vend numërohen gati 7 mijë raste pozitive, ndërsa deri më 30 gusht numëroheshin vetëm 4 800 raste.
Analistët thonë se qeveria që ka humbur zgjedhje nuk ka më legjetimitet për të vendosur miratuar një vendim të tillë dhe çdo përpjekje mund të cilësohe “grusht shteti”.
Vetë Presidenti Gjukanoviç i pyetur nga mediat për një gjë të tillë nuk ka pranuar të japë përgjigje.
Gjukanoviç mori detyrën e Presidentit në 2018 dhe pavarësisht se partia e tij do të humbë pushtetin, ai do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë deri në maj të vitit 2023.
Në zgjedhjet e 30 gushtit, partia e tij, DPS mori 30 mandate, ndërsa tre koalicionet opozitare mes të cilëve dhe partia e shqiptarit, Dritan Abazoviç siguruar së bashku 41 mandat, aq sa janë të nevojshme për formimin e qeverisë së re në Parlament.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta