Demokratët udhëzojnë komisionin gjyqësor të hartojë nenet për procedimin e Trump
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nensi Pelosi deklaroi se ka udhëzuar komisionin e çështjeve të gjyqësorit që të hartojë nenet për procedimin e presidentit Donald Trump, në lidhje me përpjekjet e tij për t’i bërë presion Ukrainës për të hetuar rivalin politik.
“Faktet janë të pakontestueshme. Presidenti abuzoi me pushtetin e tij për përfitime politike personale në dëm të sigurisë sonë kombëtare, duke bllokuar ndihmën ushtarake dhe një takim të rëndësishëm në Dhomën Ovale në këmbim të njoftimit për hetimin e rivalit të tij politik”, ka deklaruar Pelosi.
Pelosi e bëri deklaratën e saj një ditë pasi komisioni për çështjet gjyqësore mbajti një seancë dëgjimore me tre ekspertë kushtetues të thirrur nga demokratët, të cilët deklaruan se veprimet e Trump përbënin shkelje të Kushtetutës dhe ishin të hetueshme.
Një ekspert i katërt, i thirrur nga republikanët, e cilësoi hetimin e udhëhequr nga demokratët “të nxituar dhe me defekte”.
Më herët gjatë javës, Komisioni Parlamentar i Inteligjencës miratoi raportin hetimor mbi Trump dhe përpjekjen e tij për të nisur një hetim mbi ish-zëvendës presidentin Joe Biden, i konsideruar rivali kryesor i presidentit në zgjedhjet e 2020-s.
Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve nisin procedurat e shkarkimit për presidentin Trump
Çfarë është “impeachment” dhe si funksionon procedura e shkarkimit në SHBA?
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West