Mandat i tretë për Ramën? Fitim Zekthi: Edhe Çërçill nuk ia arriti dot. Çipa: Ka pakënaqësi të madhe
Pedagogu i Shkencave Politike, Fitim Zekthi thotë se, kreu i Partisë Socialiste po kërkon të ndryshojë rregullat për zgjedhjet për të arritur qëllimin e marrjes së një mandate të tretë.
Ai thotë se, Edi Rama do t’i shkojë deri në fund synimit për të ndaluar koalicionet parazgjedhore duke marrë vendim të njëanshëm.
“Ndryshimet Kushtetuese i kanë hapur rrugën heqjes së koalicionit dhe mendoj se do të bëjë çdo përpjekje për t’i shkuar deri në fund. Është një përpjekje e dëshpëruar dhe përballet me një makth se nuk është vetëm me humbjen e zgjedhjeve por nga frika e ndëshkimit”, u shpreh z. Zekthi.
Duke iu referuar historisë botërore, pedagogu i Shkencave Politike thotë se, kryeministrat që kanë fituar një mandate të tretë numërohen me gishtat e dorë. Sipas tij kjo nuk arrihet edhe kur je i suksesshëm duke iu referuar rastit të Uinston Çërçill.
“Kryeministrat që kanë marrë nga tre mandate në historinë politike të botës që nga vitet 1700-1800 kur nisi moderniteti, janë me gishtat e dorës. Anglia ka 3-4, Gjermania ka 2-3. Nga 200-300 kryeministra që ka njohur Evropa mandat të tretë nuk kanë marrë as kur kanë qenë të sukseshëm jo më një kryeministër si ky i bjerradisur”, u shpreh z. Zekthi.
Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, tha se shtresa e gjerë e popullsisë është e pakënaqur me politikën aktuale. Duke folur në studion e “Ilva Now”, z. Çipa shtoi se për shkak të politikave të gabuara, niveli i varfërisë është rritur dhe kjo sipas tij, faktohet me zhbërjen e shtresës së mesme.
“Në shtresat e gjera sociale të popullsisë ka një pakënaqësi të madhe. Në këtë vend fatkeqësisht të pakënaqur janë edhe oligarkët. Shtresa e varfër është zgjeruar në Shqipëri, ndërsa shtresa e mesme pothuajse është zhbërë, por kemi dhe një kategori, në mos oligarkët, janë kapitalistët që kanë krijuar mekanizmin e përfitimeve të aseteve tona”, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)