Isa Mustafa tregon në “Ilva Now” kohën se kur do largohet nga LDK-ja

16 Shtator 2020 | 19:05

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar se do të largohet në fund të këtij mandati nga partia që drejton. Lajmin për largimin nga LDK-ja e konfirmoi vetë Mustafa në një intervistë për emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania.

“Mund të qëndroj në LDK eventualisht edhe këtë mandat, varësisht se si e vlerësojnë brenda LDK-së, unë nuk shoh asnjë arsye që të vijoj më tutje. Do mundohen maksimalisht që gjatë kësaj periudhe të gjejmë zgjidhje sa më të mirë që është e pranueshme për LDK-në, dhe pastaj provojnë time, dijen time do ta përcjell në mënyrën më të mirë dhe më korrekte. Unë do ta marr vendimin. Këtë vendim isha i gatshëm ta merrja para një viti, kur u bë zgjedhje për kreun e LDK-së. E shoh të arsyeshme që të bëjmë një ndryshim”, tha ai.

Ai komentoi edhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kreu i LDK-së, tha se Shqipëria ka treguar një rol të pazëvendësueshëm ndaj popullit shqiptar të Kosovës, sidomos gjatë periudhës së luftës.

“Unë nuk mund ta shoh këtë rol vetëm në këtë dekadë të fundit, por prej 1990. Në vitet 90 ne kemi pasur nevojë për përkrahje nga Shqipëria. Në atë periudhë kemi pasur një bashkëpunim të mirë, tepër korrekt dhe na ka ndihmuar. Edhe gjatë luftës ka qenë një përkrahje e madhe , që nuk krahasohet me asnjë vend tjetër. Ka ndihmuar aq sa ka pasur mundësi. Në asnjë rast nuk ka pasur një qasje të gabuar në relacionin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, theksoi ai.

 

Lexoni gjithashtu:

Isa Mustafa: Marrëveshja e Uashingtonit sjell zhvillim për të gjithë rajonin

Isa Mustafa: Çështjen për asociacionin do t’ia dërgojmë Gjykatës Kushtetuese

Kreu i LDK: Ende kam dyshime për minishengen, asgjë personale me Ramën

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021