5 të arrestuar në Bullgari lidhur me sulmin me bombë në Stamboll
Policia bullgare ka arrestuar pesë persona në lidhje me sulmin me bombë në Stamboll fundjavën e kaluar që vrau gjashtë persona, njoftoi sot prokuroria bullgare.
Të dyshuarit janë arrestuar për ndihmën e një prej pjesëmarrësve në shpërthimin e 13 nëntorit, tha zëdhënësja e kryeprokurorit bullgar Sika Mileva, pa specifikuar kombësinë e tyre.
Ata akuzohen për ofrimin e ndihmës logjistike në arratisjen e të dyshuarit të dytë kryesor në sulmin në Stamboll, tha Mileva, pa specifikuar nëse i dyshuari ishte ende i lirë, raportoi AP.
Agjencia Anadolu raportoi sot se policia anti-terroriste në Stamboll arrestoi tetë persona të tjerë të dyshuar se ndihmuan ata që kryen shpërthimin.
Një gjykatë turke të premten urdhëroi ndalimin e 17 të dyshuarve në pritje të gjykimit, duke i akuzuar ata për përpjekje kundër unitetit kombëtar, vrasje me paramendim dhe tentativë vrasje. Gjykata liroi tre të dyshuar të tjerë nga paraburgimi deri në fillimin e gjykimit, raportoi AP.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta