FOTO| Mbesa e Biden martohet në Shtëpinë e Bardhë, dasma e 19-të që nga viti 1812

20 Nëntor 2022 | 12:29

Mbesa e madhe e presidentit amerikan Joe Biden, Naomi, vajza e Hunter Biden, u martua me Peter Neill të shtunën në Shtëpinë e Bardhë, raporton BBC.

Bëhet fjalë për dasmën e parë në Shtëpinë e Bardhë që nga viti 2013 dhe e 19-ta që nga dasma e parë që u zhvillua në 1812.

Naomi dhe Peter vendosën ta mbajnë martesën larg syve të publikut, por Biden dhe gruaja e tij, Jill dhanë një deklaratë dhe treguan disa foto nga dasma.

Shpenzimet e dasmës do të mbulohen nga familja Biden, tha Shtëpia e Bardhë.

Dasma e mëparshme u zhvillua në vitin 2013 kur presidenti i atëhershëm Barack Obama lejoi fotografin e Shtëpisë së Bardhë Pete Souza të martohej në një pjesë të Shtëpisë së Bardhë të quajtur Kopshti i Trëndafilave, i cili ngjitet me krahun perëndimor të rezidencës së kryeministrit amerikan.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026