Soreca: Paketa e antishpifjes të hartohet në përputhje me rekomandimet e Venecias
Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca ka përshëndetur hapin e mazhorancës qeverisëse për të tërhequr ligjin e antishpifjes dhe hartimin e një ligji të ri në përputhje me rekomandimet që janë bërë nga Komisioni i Venecias.
“Çdo amendament i ligjit të antishpifjes duhet të jetë në përputhje me rekomandimet që ka bërë Komisioni i Venecias mbi këtë çështje. Autoritete shqiptare janë zotuar që të punojnë në këtë ligj për të adresuar çështjet që nënvizuar opinioni i Venecias.
Any amendments to the draft #antidefamation law should be in line with the recommendations made by the @VeniceComm (VC) on the matter. The #Albanian?? authorities have committed to continue working on this law to address all the issues outlined in the VC Opinion. We take..1/3
— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) September 17, 2020
Kemi mbajtur shënim deklaratën e bërë dje nga shumica qeverisëse se do të ndjekin këto rekomandime dhe se do të mbahen konsultime të nevojshme. Ne inkurajojmë autoritetet që të ndërmarrin konsultime të nevojshme me organizatat e medias dhe shoqërinë civile dhe të marrë parasysh pikëpamjet e shprehur nga organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare të medias.
Ne do të vazhdojmë të ndjekim nga afër zhvillimet mbi këtë ligj të rëndësishme në mënyrë që paketa e ndryshimeve të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe Europiane”, shprehet Soreca.
Lexoni gjithashtu:
Qeveria tërheq paketën e antishpifjes, Balla: Ligj sipas rekomandimeve të Venecias
“MFRR”, thirrje parlamentit shqiptar për ligjin e antishpifjes
Rrjeti rajonal për Gazetarë të Sigurt thirrje qeverisë të tërhiqet nga paketa anti-shpifje
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta