Shembet pallati 6-katësh në kryeqytetin e Kenias, dyshohet për persona të mbetur nën rrënoja

6 Dhjetor 2019 | 17:49

Një zyrtar nga Kenia tha se një pallat prej gjashtë katesh është shembur në Nairobi, kryeqytetin e vendit, teksa dyshohet se ka ende persona të mbetur nën rrënoja.

Shefi i policisë, Philip Ndolo tha të premten se 10 persona janë nxjerrë nga rrënojat me ndihmën e banorëve të zonës së Tasias.

Më pas ka mbërritur ushtria për të nisur operacionet e kërkim-shpëtimit.

Shembja e pallateve nuk është një fenomen i rrallë në Nairobi, ku tregu i kërkesave të shtëpive është tejet i lartë dhe ndërtuesit shpesh herë i anashkalojnë rregullat e ndërtimit.

Në vitin 2015, 15 persona humbën jetën pas shembjes së tetë pallateve në Kenia.

Presidenti Uhuru Kenyatta urdhëroi kontroll mbi pallatet në rang vendi, për të parë nëse i përmbushnin ose jo kriteret e ndërtimit.

Autoriteti Kombëtar i Ndërtimit zbuloi se 58 për qind e banesave në Nairobi nuk ishin të banueshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026