Spiropali: Brenda shtatorit mbyllim reformën zgjedhore

17 Shtator 2020 | 18:34

Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ka folur gjatë intervistës në ‘Ilva Now’ për kërkesën e opozitës për t’i kërkuar mendim OSBE/ODIHR për çështjen e koalicioneve parazgjedhore si dhe me denoncimin e nënkryetarit të PD-së, Edi Paloka për presion mbi administratën.

Spiropali tha se nuk ka asnjë formular që punonjësit e administratës plotësojnë dhe quajtur këtë akuzë një fantazi.

“Kjo është një fantazi, shpesh ajo që kanë bërë apo që duan të bënë na i veshin neve. Ka ikur koha kur mësuesit paguanin 5 mijë euro për t’u punësuar”, tha Spiropali.

Për kërkesën e opozitës që  mbi koalicionet parazgjedhore të japë mendim ODIHR, ministrja tha se, kjo është një çështje që shkon përtej funksinit të kësaj organizate.

“Marrëveshja e 5 qershor është respektuar pikë për pikë. Pretendojnë që ne pa e pasur draftin ta çojmë për opinion te ODIHR. ODIHR në të gjithë dokumentet reflekton mbi rekomandimet e veta  që a janë plotësuar apo jo. Nuk mund të japë mendim mbi sistemin zgjedhor. ODIHR nuk jep opinion për ndryshimet kushtetuese. Brenda shtatorit do të përmbyllet procesi i reformës zgjedhore”, tha znj. Spiropali.

Ajo shtoi se ndryshimet kushtetuese përcaktojnë se 2/3 listës së kandidatëve të jetë e hapur dhe kjo nuk ndalon koalicionet parazgjedhore por nga ana tjetër do të duhet të paraqiten e një listë kandidatësh.

Lidhur me deklaratën e Palokës se 80% e shqiptarëve duan largimin e Edi Ramës, Spiropali u përgjigj: Paloka këtë që tha të shkojë ta përkthehejë në terren me votë. Ti bindë shqiptarët që ata janë alternativa më e mirë. Por ata e dinë mirë duke qenë njerëz me përvojë politike, që nuk e kanë këtë shans.”

 

Lexoni gjithashtu:

Beteja zgjedhore, Elisa Spiropali bën llogaritë e PS: Kemi mundësi të fitojmë aq vota sa në 2017

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021