Roma prezanton Marash Kumbullën, do të mbajë numrin 24

18 Shtator 2020 | 06:31

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbullua, u zyrtarizua të enjten si lojtar i Romës.

Njëzetvjeçari do të mbajë fanellën me numrin 24, ndërkohë që klubi i Romës kujtoi se ai, pas Naim Kryeziut, është shqiptari i dytë në histori që luan me ta. Sulmuesi gjakovar që luajti për verdhekuqtë në vitet 39-47 u dha atyre një kampionat dhe ky fakt u theksua qëllimisht nga klubi italian.

Kumbulla huazohet për dy vite me të drejtë blerje të shërbimeve të tij nga Verona, klub që nga ana tjetër përfiton 13.5 milionë euro dhe 3.5 milionë të tjera bonuse dhe shërbimet e Yldirim Mert Çetin, Matteo Cancellieri dhe Aboudramane Diaby të cilët huazohen po me të drejtë blerjeje.

Ditën e enjte me t’u kryer vizitat mjekësore dhe prezantimi, ai nisi fill stërvitjen me skuadrën.

Kumbulla ka nënshkruar për 5 vite me Romën, ku do të përfitoje 1.5 milionë euro neto në sezon pa përfshirë këtu bonuset. Në fjalët e tij të para, Kumbulla u shpreh i lumtur për nisjen e aventurës së re, ndërkohë që shprehu hapur se nuk do ta harrojë Veronën. Nga ana tjetër klubi i kushtoi me disa postime në rrjetet sociale vlerësim djaloshit që me këtë skuadër luante prej rreth 5 vitesh që nga skuadrat zinxhire.

Mbrojtësi kuqezi spikati që në edicionin e tij të parë në Serie A. Për të shfaqën interesim dhe Inter, Juventus, apo Lazio, por Roma arriti që të fitonte garën me skuadrat e tjera.

 

Lexoni gjithashtu:

Vedat Muriqi mbërrin në Itali, gati të nisë përvojën e re me Lazion

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026