Pesë viktima dhe 125 raste të reja me COVID në Shqipëri
Pesë viktima dhe 125 raste të reja me COVID është bilanci i 24 orëve të fundit në Shqipëri. Viktimat janë një 74-vjeçare nga Korça, një 78-vjeçar nga Kukësi, një 89-vjeçare nga Vlora dhe dy qytetarë nga Tirana, 50 dhe 86 vjeç.
Ndërkohë, aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 175 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë kryer 833 testime dhe janë konfirmuar 125 raste. Rastet ditore të identifikuara janë të shpërndara në bashkitë si vijon:
46 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, nga 7 raste në Elbasan, Mirditë, nga 6 raste në Krujë, Kavajë, Bulqizë, Kuçovë, nga 5 raste në Vorë, Gjirokastër, 4 raste në Gramsh, nga 2 raste në Shkodër, Berat, Kamëz, Mat, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Has, Tropojë, Pogradec, Sarandë, Selenicë.
43 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6831 që nga fillimi i epidemisë numrin e personave të shëruar nga virusi vdekjeprurës.
COVID-19 – Statistika (18 Shtator 2020)
Testime totale 78050
Raste pozitive 12073
Raste të shëruara 6831
Raste Aktive 4889
Humbje jete 353
(Qarku Tiranë 169, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 22, Fier 18, Korçë 16, Lezhë 14, Kukës 10, Dibër 7, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2418
Durrës 549
Shkodër 373
Lezhë 286
Elbasan 266
Korçë 221
Fier 209
Vlorë 185
Kukës 143
Berat 105
Gjirokastër 67
Dibër 67
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta