‘Ianos’ godet Greqinë. Stuhia e fuqishme sjell reshje dhe erëra të forta
Një stuhi e rrallë, e njohur si Uragani Mesdhetar, goditi perëndimin e Greqisë ditën e premte, duke bërë që qielli të errësohet dhe duke shkaktuaar ndërprerje të energjisë elektrike në ishujt joniane të Qefalonisë, Zakintosit dhe Itakës.
Stuhia, e quajtur “Ianos”, që arriti në perëndim të gadishullit të Peloponezit rreth mesditës, u shfaq më i butë nga sa vlerësohej fillimisht nga meteorologët.
Sidoqoftë, ajo ka shkaktuar shira të dendura në zonën Amaliadha, në perëndim të Peloponezit, ku rrugët ishin të boshatisura, deti ishte gri dhe shkumëzues, ndërsa erërat e forta shkulën çadrat nga plazhi.
Autoritetet deklaruan se intensiteti dhe kursi i stuhisë mund të mos parashikohen dot me saktësi.
Dukuri të tilla natyrore u verifikuan për herë të parë në Greqi në vitin 1995 dhe janë bërë më të shpeshta në vitet e fundit.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta