Bale pritet si hero, tifozë të shumtë përshëndetën rikthimin e uellsianit

19 Shtator 2020 | 09:00

Gareth Balle mbërriti në qendrën stërvitore të Tottenham këtë të premte. Tifozë të shumtë të londinezëve ishin mbledhur për të përshëndetur afrimin më të ri të skuadrës.

Balle udhëtoi drejt Londrës së bashku me Sergio Reguilon I cili gjithashtu do jetë pjesë e spursave sezonin  e ardhshëm por vëmendja kryesore sigurisht ishte te uellsiani i cili me sa duket u ka munguar shumë tifozëve.

Për sulmuesin ky është një rikthim në radhët e Spursave 7 vjet pas largimit për shumën rekord të 100 milionë eurove që në atë kohë ishte blerja më e shtrenjtë e historisë së futbollit.

 Me fanellën e londinezëve Balle numëron 200 paraqitje mes viteve 2007-2013 duke shënuar 56 gola dhe dhuruar 58 asiste.

Ndërkohë që gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin spanjoll arriti të realizonte 100 gola dhe të fitonte 4 trofe të Champions League por që prej ardhjes së Zinedinë Zidane në Madrid për pjesën më të madhe të kohës ai ka qëndruar në stol.

Tashmë futbollisti është gati për nisjen e kapitullit të dytë me fanellën e Tottenham me shpresën që të jetë po aq i suksesshëm sa  i para.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026