Pandemia e Covid-19, tre të vdekur dhe 126 të shëruar në Kosovë

19 Shtator 2020 | 13:52

Në 24 orët e fundit tre qytetarë kanë humbur jetën në Kosovë për shkak të Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se ka kryer gjithsej 634 testime ditore, ndërkohë 63 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot janë kryer nga 61.547 teste, ndërkohë mbi 15 mijë prej tyre janë konfirmuar me coronavirus.

Aktualisht në të gjithë Kosovën, deri ditën e sotme, numërohen 614 viktima. Listës së të shëruarve në orët e fundit i janë shtuar 126 pacientë, duke e çuar numrin në total në 12.451.

Rastet pozitive në Kosovë:

Komuna Prishtinë 14 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Obiliq, Prizren dhe Shtime.

Autoritete kosovare kanë ashpërsuar masat për shkelësit e rregullave anticovid. Sipas rregullave të reja, çdo person është i detyruar të mbajë maskë, dhe në rast të mos zbatimit të kësaj mase, ata ndëshkohen me vlerë monetare prej 35 eurosh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026