Juventus e nis mbarë, Real Madrid ngec që në ndeshjen e parë

21 Shtator 2020 | 07:09

Juventusi i Andrea Pirlos bindi si një lojë ashtu edhe në rezultat dhe mori fitoren e parë në Serinë A. Për trajnerin e bardhezinjve ishte suksesi i parë në karrierën e tij në postin e ri.

Me fitoren 3-0 përballe Samdorias zonja e vjetër tregoi se ndryshimi i trajnerit në fundin e sezonit të shkuar nuk e ka dëmtuar aspak skuadrën, përkundrazi i ka bërë mirë sepse në fushën e lojës u pa një tjetër Juventus që tregoi grintë dhe agresivitet.

Një paraqitje mjaft e mirë për Kulusevsin që është një afrim i ri për bardhezinjtë. Sulmuesi e nisi aventunturën me kampionët e Italisë duke realizuar golin e parë të skuadrën në sezonin e ri.

Paraqitje e mirë edhe për Cristiano Ronaldon, i cili realizoi golin e tretë të ndeshjes.

Ndërkohë që Real Madrid bëri një hap fals në ndeshjen e parë të La Ligas për këtë sezon.

Los Blancos nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola përballë Real Sociedad.  Pavarësisht se  skuadra e Zidane klikoi shumë raste nuk arriti të thyente rezistencën e kundërshtarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026