Të shtëna me armë në 2 shkolla në Brazil, humbin jetën 3 nxënës

26 Nëntor 2022 | 09:29

Të paktën tre persona u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën të premten pasi një person i armatosur hapi zjarr në dy shkolla në shtetin brazilian të Espirito Santo.

CNN raporton se sulmet ndodhën në qytetin e vogël të Aracruz, 50 milje në veri të kryeqytetit, Vitoria.

Mediat e huaja, raportojnë se sulmuesi i dyshuar, i cili u pa në pamjet e sigurisë duke mbajtur një armë gjysmë automatike, i veshur me veshje ushtarake dhe një kapuç është arrestuar nga policia, shkruan CNN. 

Deri më tani nuk dihet identiteti i të dyshuarit, por mediat e huaja kanë raportuar se autori është një 16-vjeçar.

Guvernatori i Espirito Santo, Renato Casagrande, tha se sulmet ndodhën në shkollën Primo Bitti dhe në Qendrën Arsimore Praia de Coqueiral.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026