Sekuestrohen sasi të mëdha kokaine, Europol godet rrjetin kriminal në disa shtete

26 Nëntor 2022 | 09:12

Autoritetet nga 11 vende kanë punuar së bashku dhe kanë kryer një operacion anti-drogë në disa vende të Europës.

“Disa organizata kriminale po punonin së bashku për të kryer aktivitete të paligjshme brenda dhe jashtë BE-së,”-thanë në një deklaratë të përbashkët agjencitë evropiane, me seli në Hagë, Holandë.

Këto përfshijnë trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, thanë ata.

“Shkalla e trafikut të drogës që i atribuohet rrjetit është e madhe, me aktivitete të shtrira në tre kontinente,” thanë Europol dhe Eurojust.

Gjatë operacionit të koordinuar nga dy agjencitë, u kryen rreth 100 kontrolle në të gjithë Evropën, duke synuar si krerët e këtyre organizatave kriminale, ashtu edhe bashkëpunëtorët e tyre.

Në Francë, nëntë persona u arrestuan, duke përfshirë një rus dhe një burrë lituanez rreth të pesëdhjetave që jetojnë në Côte d’Azur.

Këta dy persona dyshohen si vendimmarrës në një trafik shumë të rëndësishëm kokaine dhe kanabisi drejt Rusisë, sipas një burimi gjyqësor dhe një burimi policor që i përshkroi ata si “shënjestra të privilegjuar”.

Në Francë u sekuestruan sende luksoze me vlerë mbi 500 mijë euro, si dhe pasuri të paluajtshme.

Rrjeti, i cili është gjithashtu i lidhur me organizata të mëdha të trafikut të drogës jashtë BE-së, operonte në Lituani, Letoni, Republikën Çeke, Poloni, Francë, Gjermani dhe Sllovaki.

Janë sekuestruar sasi të mëdha kokaine, hashash, kanabis dhe metamfetaminë.

“Shumë fleksibël, këta kriminelë po përshtateshin shpejt me metodat e reja të trafikut të drogës në një përpjekje për t’iu shmangur zbatimit të ligjit,” sipas agjencive evropiane.

Në veçanti, dërgesat e drogës u gjetën në anije dhe kamionë, të fshehura mirë.

Europol tha se rrjeti ishte i strukturuar si një biznes, me grupe të ndryshme kriminale dhe ndërmjetës që punonin së bashku përtej kufijve për të kontrolluar të gjithë zinxhirin e trafikut të drogës.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026