Kur do të arrihet marrëveshja finale me Serbinë? Përgjigjen ekspertët
Nëse ka vullnet për arritje të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, kjo mund të ndodhë brenda një kohe të shkurtër. Ishte kjo deklarata e ambasadorit Lulzim Beci në “Balkan Talks”.
“Unë si më optimale e shoh diku deri në qershor të vitit të ardhshëm, që të bëhet përmbyllja e kësaj çështje sepse ka mjaft detaje që duhet të diskutohen,” – u shpreh ai.
Sipas Becit qershori do të jetë limiti nëse do të ketë vështirësi gjatë dialogut.
Ndërkohë për profesorin Valon Murtezaj elementi i njohjes në marrëveshje është pjesa më e vështirë që pret të marrë zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nëse flasim për elementin e njohjes në marrëveshje, atëherë unë nuk pres që kjo gjë mund të bëhet as me 3 muaj, as me 6 muaj,” – u shpreh Murtezaj.
Sipas tij nëse i referohemi marrëveshjes së propozuar nga plani franko-gjerman mund të konsiderohet një kohë më e shkurtër, por në 3 muaj sidoqoftë është e pamundur.
Murtezaj deklaroi se i gjithë qëllimi duhet të jetë për të parë se për cilën marrëveshje bëhet fjalë.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë