Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

29 Maj 2026 | 21:44

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani përbën një objektiv të qartë politik.

Sipas tij, negociatat për këtë çështje po zhvillohen në disa qendra diplomatike si Omani, Gjeneva dhe Vjena, por aktualisht nuk ka shumë gjasa për një marrëveshje.

“Kjo është një objektiv politik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe një nga objektivat e politikës që përmendët, përmendet me të drejtë mospasurimi i uraniumit. Por kjo është një nga pikat më të nxehta që po diskutohet, dhe nuk diskutohet vetëm në Pakistan për arritjen e një marrëveshje paqeje. Ka disa drejtime: diskutohet në Oman, diskutohet në Gjenevë, po diskutohet dhe në Vjenë”, tha ai.

Toçi theksoi se Irani këmbëngul në të drejtën për pasurimin e uraniumit për qëllime paqësore, ndërsa brenda vendit ekzistojnë debate të forta dhe ndasi mbi mënyrën e trajtimit të kësaj çështjeje dhe marrëdhënieve me SHBA-në.

“Pra po ta shikosh, kanalet diplomatike janë shumë të hapura, por mundësia për arritjen e një marrëveshjeje për momentin është e pamundur. Për momentin… shpresoj që të ndodhë, sepse Irani këmbëngul në të drejtën e tij për të pasuruar uraniumin për arsye sipas tyre, paqësore. Por kjo ka vërtetuar që kjo mund të mos jetë për arsye paqësore.

Por në Iran ka debate të shumta, të cilët diskutojnë dhe thonë që: pse ne nuk e kemi bërë këtë më përpara, në mënyrë që sot të ishim në një pozicion tjetër?

Pra ka forca të ndryshme. Ka forca të cilët e kundërshtojnë dhe këta janë më të shumtët, që mos të arrihet një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të vazhdojmë procesin e pasurimit të uraniumit sepse është e drejta jonë, e drejta jonë legjitime si vend sovran për ta bërë këtë”, tha Kolonel Çlirim Toçi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozita po tenton të kapë protestën”, Hitaj: Ka ardhur momenti të krijohet një grup që të diskutojë kërkesat

Gazetari Arbër Hitaj i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë fjalës së...
22:17 | 18/06/2026

Vangjeli: Protestat paqësore kanë 2 herë më shumë shanse të fitojnë se protestat radikale

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, gazetari Lorenc Vangjeli u shpreh se suksesi i protestës në Tiranë, e...
22:07 | 18/06/2026

Kadilli tregon disa grupime që përbëjnë protestën: Radikalë të majtë dhe islam politik

I ftuar këtë të enjte në NOW me Erla Mëhillin, politikani Fatbardh Kadilli u shpreh se protesta, e cila sot hyri në ditën e saj...
21:42 | 18/06/2026