Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse
Dronët ukrainas goditën të enjten më shumë objekte nafte ruse si dhe dogjën dy cisterna nafte në Detin Azov, një ditë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump u zotua t’i jepte Ukrainës licencën për të prodhuar sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot.
Sulmet e Ukrainës ndaj rafinerive të naftës dhe infrastrukturës tjetër në të gjithë Rusinë kanë shkaktuar një krizë të gjerë të karburantit me mungesë benzine dhe racionimi të karburantit të raportuar në shumë rajone dhe shoferë që presin me orë të tëra për të mbushur rezervuarët e tyre.
Ushtruesi i detyrës së guvernatorit të rajonit perëndimor të Tverit të Rusisë, Vitaly Korolyov, tha se një sulm ukrainas me dronë shkaktoi një zjarr në një depo nafte në këtë qytet.
Në rajonin jugor të Stavropolit, guvernatori Vladimir Vladimirov tha se rezervuarët e naftës janë vënë në flakë nga dronët ukrainas. Ai tha se autoritetet urdhëruan evakuimin e banorëve të disa ndërtesave të banimit pranë objektit pasi zjarri u zgjerua.
Në Detin Azov, dronët ukrainas dogjën dy anije-cisternë, thanë autoritet lokale.
Në një shkrim në Telegram, Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase njoftoi se anijet u përdorën për të furnizuar me karburant ushtrinë ruse dhe për të transportuar naftë dhe produkte nafte duke anashkaluar sanksionet ndërkombëtare.
Në ditët e fundit Ukraina ka ndërmarrë një seri sulmesh ndaj cisternave të naftës, pjesë e një fushatë që synon ndërprerjen e furnizimit me karburant për forcat ruse dhe izolimin e Krimesë së pushtuar nga Moska.
Kievi dhe Ukraina do të prodhojë Patriot me licencë amerikane, Zelensky njofton marrëveshjen
Sulme në Iran, 3 shpërthime pranë portit strategjik në Konarak
Sulmet SHBA-Iran, çmimet e naftës bien me më shumë se 2%
- 22:09 “PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar
- 21:59 “Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 21:45 Publikohen formacionet e ndeshjes Franca – Maroku, ka mungesa
- 21:37 Video e punonjësve të saj në Sarandë, reagon AMP: Janë pezulluar përkohësisht dhe ka nisur procedimi disiplinor
- 21:28 Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta
- 21:25 Kievi dhe Ukraina do të prodhojë Patriot me licencë amerikane, Zelensky njofton marrëveshjen