Kievi dhe Ukraina do të prodhojë Patriot me licencë amerikane, Zelensky njofton marrëveshjen

9 Korrik 2026 | 21:25

Kievi dhe Uashingtoni kanë arritur një marrëveshje mbi licencën e prodhimit për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot të SHBA-së, tha të martën Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duke shtuar se detajet teknike mbeten për t’u përpunuar.

“Është shumë e rëndësishme që ekipet tona teknike (…) të fillojnë të punojnë për këtë në mënyrë që të marrim licencat sa më shpejt të jetë e mundur dhe të fillojmë prodhimin e tyre në Ukrainë”, u tha Zelensky gazetarëve.

Zelensky tha gjithashtu se në ditët në vijim Ukraina do të marrë raketa PAC-3 nga Shtetet e Bashkuara. “Ishte një samit produktiv për Ukrainën. Në ditët në vijim, ne do të marrim një paketë (ndihme ushtarake) nga Shtetet e Bashkuara. Unë gjithashtu pata marrëveshje të veçanta me evropianët. Nuk ka ende data, por ne do të marrim PAC-3 shtesë”, tha presidenti ukrainas.

“Ne do t’ju japim leje për të ndërtuar Patriot”, e kishte siguruar Presidenti i SHBA-së Donald Trump homologun e tij ukrainas të mërkurën gjatë një takimi në margjinat e samitit të NATO-s në Ankara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulme në Iran, 3 shpërthime pranë portit strategjik në Konarak

Tre shpërthime janë raportuar në Konarak të Iranit jugor në provincën Sistan-Baluchistan, ku ndodhet një port strategjik përgjatë Gjirit të Omanit. Këto shpërthime vijnë pas...
21:17 | 09/07/2026

Sulmet SHBA-Iran, çmimet e naftës bien me më shumë se 2%

Çmimet e naftës ranë me më shumë se 2% të enjten për shkak të shqetësimeve se inflacioni dhe një ekonomi e ngadalësuar mund të ndikojnë...
20:33 | 09/07/2026

Goditet rrjeti i kontrabandës së duhanit, sekuestrohen 20 milionë cigare në Europë

Autoritetet europiane kanë sekuestruar 20 milionë cigare dhe 38.4 ton gjethe e duhan të prerë, duke goditur dy rrjete ndërkombëtare kriminale me bazë në Spanjë....
20:16 | 09/07/2026