3 vite nga tërmeti, ambasadorja e BE: Do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë
Ambasadorja e BE në vendin tonë Christiane Hohmann ka përkujtuar 3 vjetorin nga tërmeti tragjik të 26 nëntorit që goditi vendin tonë, e për pasojë 51 persona humbën jetën.
Përmes një video-mesazhi në rrjetin social Twitter, Hohmann thotë se pas tre vitesh, shumë shkolla, kopshte dhe vende historike janë rindërtuar falë mbështetjes së BE-së.
Më tej ajo thekson se BE do vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë.
“Sot tre vjet më vonë shohim një numër shkollash dhe kopshtesh që janë rindërtuar. Shohim vende historike që janë restauruar dhe po restaurohen tani. Me moton tonë ‘Të rindërtojmë më mirë’, tani kemi shkolla që përmbushin standardet europiane dhe vende historike që janë rindërtuar me gjithë shkëlqimin e tyre për t’u gëzuar nga brezat e ardhshëm.
Ne do të vazhdojmë me programet tona kryesore ‘BE për kulturën’ dhe ‘BE për shkollat’ që të vazhdojmë rindërtimin. Tani dua të falënderoj popullin shqiptar për rezistencën dhe forcën për ndërtimin e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues. Jam këtu për t’iu bërë edhe një premtim: BE është këtu që të vazhdojë t’iu mbështesë, por edhe për t’iu ndihmuar të ndërtoni të ardhmen tuaj në BE”, thotë ambasadorja.
3 years after the devastating earthquake that hit🇦🇱, we are proud to say that thanks to #EU 🇪🇺 support, we have new schools reconstructed with 🇪🇺standards & historic sites restored in their full splendour.
Watch the message of the EU Ambassador Christiane Hohmann. pic.twitter.com/UcebqJRO8Y
— EU in Albania (@EUinAlbania) November 26, 2022
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset