Liqeni i Ujmanit, Qeveria e Kosovës krijon Këshillin Ndërministror për Ujërat
Para se në Kosovë të zbarkojnë zyrtarët e lartë të shtetit amerikan, që drejtojnë agjenci të ndryshme financiare, e ku në mesin e tyre është edhe Richard Grenell, i emëruar special i President Trump në bisedimet Kosovë- Serbi, Qeveria e Kosovës ka marrë disa vendime.
Këto vendime kanë të bëjnë me marrëveshjen Kosovë-Serbi të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Qeveria krijoi Këshillin Ndërministror për Ujërat, si trup koordinues e vendimmarrës që shqyrton çështjet sistemore të administrimit të ujërave, me kryeministrin si kryesues e disa ministra përkatës si anëtarë. Gjatë kësaj mbledhjeje u propozuan e miratuan edhe 17 vendime të tjera nga fusha e sigurisë, mbrojtjes, arsimit dhe financave.
Qeveria e Kosovës e zhvilloi mbledhjen këtë të hënën në një orar të pazakontë pasi ajo nisi në orën 08:30 për t’i paraprirë takimeve me zyrtarët amerikanë.
Qëllimi i vizitës së delegacionit është firmosja e disa prej projekteve të arritura në Uashington më 4 Shtator, të cilat kanë të bëjnë me përparimin dhe zhvillimin e ekonomik. Ambasada e SHBA-së në Prishtinë njoftoi se Delegacioni i Qeverisë së SHBA-së, do të udhëtojë në Greqi, Kosovë, Serbi dhe Izrael, nga data 20 deri më 25 shtator.
Pjesë e delegacioni janë edhe Adam Boehler, kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Financiare Ndërkombëtare për Zhvillim, si dhe Kryetari i Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara.
Ndërkohë, këtë të premte pritet të mbahet dhe mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Kosovë, e cila do të zhvillohet në Shkodër. Për këtë arsye, zv. kryeministrja Albulena Balaj – Halimi ka njoftuar kabinetin qeveritar për përgatitjet që janë duke u bërë për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët që do të mbahet më 25 shtator.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta