Schitt’s Creek, Succession dhe Watchmen rrëmbejnë Çmimet Emmy
Serialet televizive Schitt’s Creek, Succession dhe Watchmen ishin fituesit e mëdhenj të Çmimeve Emmy gjatë së dielës, të cilat për shkak të pandemisë u cilësuan si “Pandemmy’s” pasi ceremonia u zhvillua pa të ftuar në sallë apo tapetin e kuq tradicional.
Schitt’s Creek, një serial kanadez për një familje të pasur që papritur humbet çdo gjë, bëri histori pasi rrëmbeu plot 9 çmime, përfshi këtu dhe atë për serialin më të mirë në zhanrin e komedisë.
Succession, përpjekja e një familjeje për të mbajtur pushtetin e një perandorie mediatike, fitoi çmimin seriali më i mirë dramatik. Regjisori Jesse Armstrong përfitoi nga rasti për të shprehur pakënaqësinë e tij ndaj presidentit Donald Trump dhe për mënyrën sesi ky i fundit po menaxhon pandeminë.
Ndërsa Wathchmen, i bazuar në librat komiks mori një sërë çmimesh, në një kohë kur tematika e serialit, e cila bën fjalë për dhunën policore dhe racizmin, është shumë aktuale dhe reflekton atë që po ndodh sot në Shtetet e Bashkuara.
Çmimet Emmy janë ekuivalenti i çmimeve Oscar por për filmat me seri dhe këtë vit, yjet kinematografikë e ndoqën shfaqjen në mënyrë virtuale për shkak të pandemisë COVID-19.
Ceremonia virtuale u prezantua nga Jimmy Kimmel.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen