‘Putin po planifikon vrasjen e një presidenti europian’, raporton qendra amerikane
Instituti Amerikan për Kërcënimet Globale ndaj Demokracisë ka paralajmëruar rreth rrezikut të një skenari që përfshinë vrasjen e një presidenti europian.
Lajmi u bë publik nga qendra amerikane Robert Lansing, e cila citon udhëheqës brenda ushtrisë ruse si burime të mundshme të këtij informacioni.
Sipas tyre, është pikërisht presidenti bjellorus Aleksander Lukashenko i cili mund të vihet në shënjestrën e radhës së Putin – si një zgjidhje ‘radikale’ kjo për të detyruar Bjellorusinë t’i bashkohet luftës në Ukrainë.
“Me udhëzimet e presidentit rus Vladimir Putin pas kthimit të tij nga samiti i fundit i CSTO (Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive), inteligjenca ushtarake ruse mund të tentojë në ditët në vijim të ndjekë një skenar që përfshin një tentativë për vrasjen e presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko, ose një tentativë e mundshme për ekzekutimin e tij.
Qëllimi i ketij veprimi është për ta frikësuar atë që të urdhërojë përfundimisht trupat e tij që të përfshihen drejtpërdrejt në luftën kundër Ukrainës, përkrah trupave ruse”, thuhet në lajmërimin e institutit amerikan.
Ky raport vjen vetëm pak ditë pas lajmit se ministri i jashtëm i bjellorusisë Vladimir Makei u nda nga jeta në mënyrë misterioze dhe pa asnjë shkak zyrtar.
Agjencia bjelloruse e lajmeve Belta ka raportuar se Vladimir Makei “ka vdekur papritur” në moshën 64 vjeçare.
Makei ka mbajtur postin e tij në detyrë që nga viti 2012 dhe do të takohej të hënën me homologun e tij rus Sergei Lavrov.
Vetëm katër ditë para vdekjes së Ministrit të Jashtëm, ai kishte marrë pjesë në një konferencë të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) – një bashkim ushtarak i disa shteteve postsovjetike – në Jerevan, Armeni.
Makei dikur ka qenë një kritik i madh i Rusisë. Para protestave masive antiqeveritare në Bjellorusi në vitin 2020, Makei foli për dëshirën e tij për të përmirësuar marrëdhëniet e Bjellorusisë me Evropën Perëndimore, si dhe për të kritikuar Rusinë por me kalimin e kohës ai e kishte zbutur ndjeshëm tonin e tij.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës