Delegacioni francez: Kujdes me zgjedhjet e 25 prillit, garantoni funksionimin e drejtësisë

21 Shtator 2020 | 16:53

 Drejtësia dhe zgjedhjet janë dy çështjet kryesore që duhet të bindin Francën për të hapur dritën jeshile të negociatave me Shqipërinë.

Një delegacion prej 6 deputetësh nga i gjithë spektri politik francez vizitoi vendin tonë për të parë nga afër hapat e Shqipërisë në rrugën europiane.

Kreu i këtij delegacioni, Mireille Clapot, (Mirej Klapo) tha për Euronews Albania se ata dëshirojnë që institucionet e drejtësisë të jenë të konstituara dhe që zgjedhjet e 25 prillit të jenë më të mirat e mundshme.

“Drejtësia duhet të jetë një sistem i pavarur dhe e dimë që në Shqipëri aktualisht po veprohet në sistemin e vetingut. Dëshirojmë që të gjitha institucionet e drejtësisë, të jenë të konstituara, të formuara dhe funksionale sa më shpejt të jetë e mundur. Përsa i përket zgjedhjeve, dëshirojmë që këto zgjedhje të zhvillohen në mënyrën më të mirë të mundshme, të jenë të lira dhe të pavarura. Ne jemi gjithashtu shumë të vëmendshëm dhe ndaj luftës që bëhet ndaj krimit të organizuar , korrupsionit dhe pastrimit të parave”,- tha në fjalën e tij Mireille Clapot.

Franca është e vëmendshme gjithashtu edhe për sa i përket çështjeve të mjedisit dhe reformave të tjera që vendit i duhen për anëtarësimin në BE.

“Franca siç e ka bërë të qartë presidenti z. Emanuel Macron dëshiron që të gjitha reformat që bëhen në Shqipëri të kenë rezultat, kryesisht të jenë gjithashtu të dukshme dhe të prekshme për popullatën. Gjithashtu Franca siç e dini ka vendosur dhe parimin e kthimit mbrapa të procesit. Theksoj dhe njëherë dhe dua të jem shumë e qartë, duhet që reformat të ecin para, të jenë të suksesshme dhe të jenë të prekshme për qytetarët”,- shtoi kreu i delegacionit francez.

Në përfundim, Mireille Clapot kërkoi që të mos lihet pas lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar por edhe kundër pastrimit të parave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026