Rrëshqitja e dheut shkakton 14 të vdekur gjatë një funerali në Kamerun

28 Nëntor 2022 | 07:24

Të paktën 14 njerëz vdiqën në kryeqytetin e Kamerunit Yaounde për shkak të një rrëshqitjeje dheu gjatë një funerali, tha sot guvernatori rajonal Naseri Paul Bea.

Disa dhjetëra njerëz morën pjesë në funeralin në një fushë futbolli, në këmbët e një argjinature prej 20 metrash të lartë dheu që u shemb sipër tyre, thanë dëshmitarët për agjencinë britanike të lajmeve.

Yaounde është një nga qytetet më të lagështa në Afrikë, dhe kasollet ku jetojnë banorët janë ndërtuar mbi kodra të shumta të pjerrëta.

Shirat e dendur kanë shkaktuar disa përmbytje shkatërruese në të gjithë vendin këtë vit, duke dobësuar infrastrukturën dhe duke zhvendosur disa mijëra njerëz, shtoi Reuters.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026