Zvicra kalon në avantazh ndaj Kamerunit, Shaqiri jep asist për Embolon

24 Nëntor 2022 | 12:21

Zvicra ka kaluar në avantazh ndaj Kameriunit, në ndeshjen e vlefshme për grupin G për Botërorin “Katar 2022”.

Goli u realizua nga Breel Embolo me fillimin e pjesës së dytë në minutën e 48.

Mesfushori me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri dha asistin për sulmuesin, i cili nuk e pati të vështirë të dërgonte topin në rrjetë.

Embolo nuk festoi pas shënimit të golit, për shkak të origjinës së tij nga Kameruni. Në pjesën e parë, skuadra afrikane pati disa raste të pastra shënimi.

Po në grupin G, bëjnë pjesë edhe Brazili me Serbinë, që do të përballen sonte në mbrëmje në orën 20:00.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar

Didier Deschamps ka hyrë në historinë e Kampionatit Botëror, duke u bërë trajneri me më shumë ndeshje të drejtuara në historinë e turneut. Tekniku i...
22:17 | 14/07/2026

Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci

Leje të siguruara në mënyrë aspak transparente, madje në kundërshtim me ligjin, përmes korrupsionit. Sipas raportimeve të agjencisë kroate të lajmeve Hina, kjo është arsyeja...
21:44 | 14/07/2026

Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon

Tërheqja nga futbolli mund të presë. Luka Modric duket se është i vendosur të luajë edhe të paktën për një sezon tjetër dhe këtë kërkon...
21:43 | 14/07/2026