Iluzioni për listat e hapura, për PS-në më e rëndësishme heqja e koalicioneve parazgjedhore
Deri më sot nga reagimet e opozitës, jo shumë zyrtare, por që kanë ardhur në adresë të propozimit të Partisë Socialiste bërë në Këshillin Politik për listat e hapura, për koalicionet në zgjedhjet e 25 prillit, kanë qenë të vakëta, por ata këmbngulin në qëndrimet e tyre se duhet të negociojë e të ndërhyjë si ndërmjetës OSBE/ODHIR për pretendimet që ata kanë për ndryshimin e rregullave të lojës pas afatit të përfundimit të marrëveshjeve.
Ky ka qenë qëndrimi i Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim çka ka krijuar një përshtypje në publik, sidomos gjatë fundjavës, se partitë e mëdha në vend janë dakord me këtë propozim të socialistëve pavarësisht se nuk kanë dalë kundër tij, të paktën deri në këto momente, prandaj dhe është krijuar ajo që e kemi titulluar si “iluzioni për listat e hapura”.
Por pse është kjo përshtypje ? Do jua shpjegojmë në vijim se çfarë ndodh me propozimin që ka bërë partia socialiste për llogaritjen e mandateve dhe mënyrës se si do të votojnë votuesit për kandidatët që ata parapëlqejnë pas listës që do të jetë e caktuar nga parapëlqimi që do të japin kryetarët e partive politike.
I marrim pak me rradhë :
- Listat do të paraqiten sipas rendit shifror duke nisur nga numri 1
- Numri i kandidateve jo me i vogël se numri i mandateve shtuar dy dhe i plotpjestuar me 3
Për shembull nëse do të marrim Tiranën që për lehtësi komunikimi do ta kemi në shembullin që do të japim, Tirana ka 35 mandate, kështu pritet të paktën pas formimit të KQZ në zgjedhjet e 25 Prillit, jo me i vogël se 37, që do të thotë 36 kandidatë duhet të marrin pjesë në listën e kryeqytetit.
Pragu elektoral në shkallë republike do të jetë 3% sipas këtij propozimi. Fillon shpërndarja e mandateve për partinë ose koalicionin. Si bëhet kjo?
Nxirret herësi i votave që përcakton sa vota i duhen një kandidati për të marrë një mandat domethënë pjesëtohet numri total i votave për partinë ose koalicionin me mandatet që ka marrë.
Nëse një kandidat jashtë listës fituese ka marrë më shumë vota se herësi, atëherë ai zëvendëson kandidatin e fundit në vijën e mandateve që ka siguruar partia apo koalicioni por duhet të ketë parasysh që duhet të jetë i të njëjtës gjini, pra nëse është një grua ajo që ka marrë më shumë sesa numri i fundit do të zëvendësohet nga një grua në varësi të pozicionit të kandidatëve të renditur nga partia apo koalicioni.
Së pari analizojmë pragun elektoral 3% në rang kombëtar duke marrë si shembull rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2017.
Në këto zgjedhje votuan gjithsej 1.613 810 persona, vota të vlefshme ishin 1,582,150, vota që duheshin për një mandat deputeti ishin 11,301.
Shikoni dhe llogarinë që kemi bërë për ta shpjeguar më qartë se për çfarë po flasim:
- 3% të totalit të votave në gjithë Shqipërinë në vitin 2017 janë 47 465 vota.
Çfarë shpjegojmë me këtë?
Me propozimin e socialistëve, që të hysh në lojë për të marrë mandate, duhet fillimisht të marrësh 47 465 vota dhe tani do ju nxjerrim dhe listën e partive që e kaluan këtë prag
Cilat janë partitë nga zgjedhjet e fundit të vitit 2017 që kanë kaluar pragun?
- Lëvizja socialiste për integrim – 225 901 vota ose 14,28%
- Partia socialiste – 764 750 vota ose 48.34%
- Partia demokratike – 456 413 vota ose 28.85%
- Partia drejtësi, integrim dhe unitet – 76 069 vota ose 4.81%
Të gjitha partitë e tjera pavarësisht se sa vota grumbulluan nuk arritën të futeshin me mandate në kuvend pra në total nga 1,523,133 vota bëjnë rreth 96.28 % të votuesve.
Pragun nuk e kaluan 14 parti që garuan duke sjellë kështu humbjen e këtyre votave. Pra, në 2017, 3.72% e votave të marra nga partitë që nuk kaluan pragun, nuk u llogaritën fare në shpërndarjen e mandateve, ose u dogjën rreth 3.72% të votave do të thotë, 59 017 vota në nivel kombëtar. Nëse ato do të mund të llogariteshin dhe do të kishin prodhuar mandate do të ishte ekuivalenti i 5 mandate deputetësh në kuvend të cilët u zëruan, nuk u morën parasysh sipas rezultatit të 2017.
Kjo ishte sa për pjesën e pragut elektoral.
Për sa i përket shpërndarjes së mandateve dhe një lloj zhgënjimi për atë që po shitet si një hapje e listave por në fakt nuk duket se është e tillë sipas analizës së ftohtë të shifrave. Për efekt të propozimit që është bërë nga Partia Socialiste, do të marrim dhe si shembull listën e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës.
Në zgjedhjet e vitit 2017,Partia Socialiste ka marrë 200 517 vota që përllogariten në 18 mandate apo në atë që njihet si herësi, në 11,140 vota për një mandat.
Nëse pjestojmë votat totalë të Partisë Socialiste me numrin e mandateve rezulton se numri mesatar i votave ishte 11,140 vota.
E marrim hipotetikisht nëse Partia Socialiste do të marrë sërish 18 mandate në Tiranë me të njëjtin numër votash, sipas propozimit që ka bërë kjo parti në Këshillin Politik lista që do i paraqitet votuesit do të hartohet sërish nga kryetari apo organet e kryesisë, organet e partive përkatëse sipas preferencës që ata do të kenë dhe nëse qytetarët duan të zgjedhin një deputet që është poshtë këtyre 18 emrave apo kandidatëve, nëse i referohemi gjithmonë rezultatit të 2017, atëherë duhet t’i japin këtij kandidati që është poshtë listës me 18 emra më shumë se 11,140 vota.
Nuk e di nëse e kuptuat. Nuk është e thjeshtë për tu kuptuar por jo dhe e pamundur.
Pra, nëse është një kandidat që është shumë i preferuar për publikun ai duhet të grumbullojë më shumë se 11,140 vota që të mund të futet në vendin e fundit të siguruar nga Partia Socialiste në këtë rast.
Me këtë konfiguracion duhet të jenë 36 kandidatë që praktikisht secili do luftojë për votat e veta në teori, ku secili është i deleguar në një zonë të caktuar, në një zonë që mund të jetë më e populluar sesa tjetra, pra edhe mundësitë për të marrë vota ndryshojnë duke e vënë në dyshim atë që shqiptarët do të donin të kishin në zgjedhjet e 25 prillit, drejtësinë e garës.
Lexoni gjithashtu:
Gjiknuri: Koalicionet parazgjedhore formulë për taktika, asnjë vend evropian s’i ka
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta