‘Kosova’ në Durrës për festa, asnjë organizim nga bashkia, por hotelet plot
Durrësi edhe për këto festa është pika ku takohen qytetarët e trojeve shqiptare.
Operatori turistik, Blerim Norja thotë se hotelet nuk kanë më dhoma të lira.
“Festat e Nëntorit kanë një frekuentim masiv, përveç Shqipërisë, edhe shtetas nga Kosova. Tashmë Durrësi është bërë një pikë ku bashkohen dy kombe për një flamur”, thotë Norja.
Për shkak të festave, fundjava u zgjat në 4 ditë pushimi, prandaj operatorët kanë përgatitur paketa disaditore.
“Kemi krijuar një paketë 3-ditore, ku përfshihet mëngjesi, darka dhe fasilitetet e hotelit. Përveç kësaj, kemi organizuar çdo mbrëmje muzikë live me muzikë e këngëtarë shqiptarë”, tregon ai.
Më shumë ditë pushimi, me çmime më të lira, thotë Norja.
“Kjo ka qenë një fundjavë shumë e gjatë, ka qenë edhe ‘Black Friday’ dhe kjo ka ndikuar dhe në çmime. Këtë festë flamuri hotelet kanë dalë me paketa shumë të ulëta dhe kjo ka ndikuar dhe në popullaritetin e hoteleve”, tregon operatori turistik.
Përveç organizimeve, që strukturat akomoduese bëjnë për të kënaqur pushuesit e tyre, atmosfera në qytet është e vakët. Kjo sepse bashkia nuk ka organizuar asnjë aktivitet.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta