Superkupa e Evropës, Gjermania konsideron Budapestin zonë rreziku për COVID-19

21 Shtator 2020 | 19:44

Finalja e Superkupës së Europës mes Bayernit dhe Sevillas do të luhet të enjten në Budapest, të Hungarisë, por diçka e tillë, i ka shqetësuar autoritet në Gjermani. Drejtuesit e zonës së Mynihut u kanë bërë thirrje tifozëve që të mos udhëtojnë drejt këtij shteti, duke e konsideruar si një zonë rreziku për përhapjen e COVID-19. 

UEFA ka vendosur që në këtë ndeshje të lejohen 3000 tifozë, por rritja e numrave të të infektuarve në ditët e fundit ka shtuar rrezikun për përhapjen e pandemisë. Në Gjermani tifozët që do të udhëtojnë drejt Budapestit mund të testohen falas. Autoritet gjermane po ashtu ua kanë bërë të qartë tifozëve, se kur të kthehen nga Hungaria duhet të vihen në karantinë.

Edhe në Spanjë tifozët që do të shkojnë për të ndjekur finale e Superkupës mund të testohet në një qendër lëvizëse për testime që është vendosur pranë stadiumit të Sevillas.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026