Brukseli kundër politikave të Uashingtonit për energjinë e gjelbër

28 Nëntor 2022 | 17:30

Joe Biden dëshiron ta shohë vetveten si kampion të zhvillimit industrial amerikan dhe si një mbrojtës të interesave amerikane. Por kjo ka krijuar mosmarrëveshje me aleatët evropianë.

“Akti i Reduktimit të Inflacionit” që Kongresi miratoi më herët gjatë vitit subvencionon teknologjinë e gjelbër “Made in USA”, si makinat elektrike, industritë energjektike intensive dhe prodhimin e energjisë së gjelbër me 370 miliardë dollarë.

Por Bashkimi Evropian e ka cilësuar planin si të gabuar. Brukseli druhet se në këtë mënyrë kompanitë evropiane po dëbohen nga tregu amerikan, gjë që përbën një shkelje të rregullave tregtare ndërkombëtare.

“Ne kërkojmë diçka të drejtë, ne presim që kompanitë dhe eksportet evropiane të trajtohen njësoj siç trajtohen kompanitë dhe eksportet amerikane që veprojnë në Evropë”, tha Vladis Dombrovskis, zëvendës president i KE-së.

Akti i Reduktimit të Inflacionit hyn në fuqi në janar. Për këtë arsye, një grup pune BE-SHBA po negocion prej javësh pozicionin e kompanive evropiane. Deri më sot, marrëveshja duket e vështirë.

Ekspertët janë skeptikë sa i takon arritjes së një kompromisi, pasi Shtetet e Bashkuara prej kohësh i shpërfillin parimet e tregtisë së lirë. Sido që të jetë, Evropa duhet të reagojë me delikatesë, thonë ekspertët.

“Gjëja e fundit që na duhet në këto momente është të nisim një luftë tregtare, pasi jemi në një pozitë të dobët. Ky është realiteti. Mendoj se ajo që mund të bëjmë është të lejojmë në mënyrë të lehtë përdorimin e subvencioneve publike për tranzicionin drejt energjisë së gjelbër, për t’u siguruar që të ndodhë sa më shpejt dhe që kompanitë evropiane të mund të konkurrojnë”, u shpreh Jacob Kirkegaard, nga Fondi Marshall Gjerman.

Sërish, këto masa evropiane janë politikisht të rrezikshme, pasi BE-ja është bërë shumë e varur nga SHBA në lidhje me armatimin e Ukrainës dhe furnizimin me gaz të lëngshëm për të zëvendësuar atë rus.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026