‘Tregtari i vdekjes’ drejt lirisë? Moska: Bout për lirimin e basketbollistes Griner

18 Nëntor 2022 | 15:38

Rusia shpreson se mund të arrijë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për shkëmbimin e trafikantit famëkeq të armëve Viktor Bout me basketbollisten amerikane Brittney Griner.

Është hera e parë që zyrtarët rusë flasin publikisht për mundësinë që Bout, i njohur ndryshe si “tregtari i vdekjes”, të bëhet pjesë e një shkëmbimi.

Zëvendës ministri i Jashtëm Sergei Ryabkov deklaroi të premten se shpreson që perspektiva e projektit në fjalë të vijë duke u konkretizuar.

Më herët edhe administrata amerikane deklaroi se ishte e prirur të organizonte një shkëmbim të burgosurish për të liruar yllin e degës femërore të NBA-it, Griner.

Ajo u dënua në gusht për posedim droge, pasi disa shishe të vogla me vaj kanabisi u gjetën në bagazhet e saj teksa përpiqej të hynte në Rusi.

Sportistja, fituese e shumë medaljeve, u dërgua të enjten në një koloni penale në një rajon të largët në jug-lindje të Moskës.

Të premten, zëvendës ministri Ryabkov deklaroi se, mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë nuk është gjetur ende “emëruesi i përbashkët” për zgjidhjen e çështjes, por shtoi se Viktor Bout është mes atyre që në Uashington po diskutohet për shkëmbimin dhe Moska shpreson në një rezultat pozitiv.

Bout, një ish-oficer i forcave ajrore sovjetike, u arrestua në vitin 2010 në Tajlandë gjatë një operacioni të DEA-s amerikane për trafik armësh dhe armatosje të organizatave terroriste.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026