Blinken telefonon Lavrov për shkëmbimin e të burgosurve

29 Korrik 2022 | 20:30

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe Kremlinit të pranojë një propozim për lirimin e dy të burgosurve amerikanë.

Gjatë një konference për shtyp në Uashington të premten pasdite, Blinken tha se kishte zhvilluar një “bisedë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë” me Lavrov më herët gjatë ditës, shkruan Al Jazeera.

“I kërkova ministrit të Jashtëm Lavrov që të ecë përpara me atë propozim. Nuk mund t’ju jap një vlerësim nëse kjo do të ndodhë”, mësohet të jetë shprehur Blinken.

Blinken tha të mërkurën se Uashingtoni i ka ofruar Rusisë një marrëveshje që parasheh kthimin në shtëpi të basketbollistes amerikane, Brittney Griner, dhe amerikanit tjetër të burgosur, Paul Whelan.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026