Dënimi i sportistes amerikane, SHBA dhe Rusia negociojnë shkëmbimin e të burgosurve
Dënimi me 9 vjet burg i yllit të basketbollit amerikan Britney Griner nga një gjykatë ruse ka ngjallur dëshpërim të thellë në ligën femërore të NBA, në Shtetet e Bashkuara.
Lojtaret dhe trajnerja e ekpit Mercury Phoenix, ku Griner Militon, kanë deklaruar se kanë humbur dëshirën për të luajtur ndeshjet e kampionatit.
“Askush nuk donte të luante sot. Si mund të dalim në fushë dhe të luajmë me mendje të kthjellët në këtë situatë? I gjithë ekipi po qante përpara ndeshjes. Nuk mundet edhe ta nderojmë edhe të dalim e të luajmë njëkohësisht”, tha Skylar Diggins Smith, lojtare e Mercury Phoenix.
E konsideruar një nga lojtaret femra më të mira në botë, Griner u arrestua në shkurt në një aeroport të Moskës, pasi një sasi me vaj kanabisi u gjet në bagazhin e saj. sportistja kishte shkuar në Rusi për të luajtur me një klub lokal.
Ditën e premte, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se Moska është e gatshme të diskutojë shkëmbimin e të burgosurve me Uashingtonin.
“Ne jemi gati ta diskutojmë çështjen, por brenda kanalit për të cilin kanë rënë dakord presidentët Putin dhe Biden. Është një kanal i posaçëm dhe pavarësisht çfarë thuhet në publik është i rëndësishëm”, u shpreh Lavrov.
Flitet se administrata amerikane është e gatshme t’i ofrojë Moskës Viktor Bout, i njohur si “tregtari i vdekjes”, i cili po vuan një dënim 25-vjeçar në Shtetet e Bashkuara për trafik armësh.
LEXONI GJITHASHTU
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë