Thaçi dekoron Grenell, “Medalje Presidenciale e Meritave” për kontribut në marrëveshjen e 4 shtatorit
Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar me “Medaljen Presidenciale të Meritave” të dërguarin special të Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell.
Thaçi tha se kjo medalje i dedikohet kontributit të jashtëzakonshëm të z. Grenell në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe arritjes se marrëveshjes se 4 shtatorit.
“Atë që të tjerët s’e bënë, Grenell e bëri shpejt, mirë dhe saktë”, tha Thaçi. Ne besojmë se SHBA përsëri mund të arrijnë edhe marrëveshjen finale politike në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, theksoi Thaçi.
Ai shprehu një falënderim të veçantë për presidentin Donald Trump si faktor i paqes dhe stabilitetit, duke thënë se pret me padurim vizitën e tij në Kosovë.
Ceremonia e dekorimit të ambasadorit Grenell u bë në ndërtesën e Qeverisë, pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët të Republikës të Kosovës dhe SHBA-së. Ndërkohë që sot ambasadori Richard Grenell, do të qëndrojë në Beograd për të vijuar takimet, me krerët e shtetit atje, ku më pas delegacionet përkatëse do të nënshkruajnë edhe deklaratën e përbashkët, konkretizim i marrëveshjes së 4 shtatorit mes Beogradit dhe Prishtinës.
Lexoni gjithashtu:
“Nuk kemi fjalë boshe”, delegacioni i SHBA-së premtoi investime të mëdha në Kosovë
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta