Epoka e artë e marrëdhënieve Britani-Kinë ka përfunduar, thotë Rishi Sunak

29 Nëntor 2022 | 09:13

Kryeministri britanik, Rishi Sunak deklaroi në fjalimin e tij të parë për politikën e jashtme, se epoka e artë e marrëdhënieve me Kinën ka përfunduar.

Sunak ka paralajmëruar kundër “retorikës së Luftës së Ftohtë”, duke shtuar se ndikimi global kinez nuk mund të injorohet.

Ai është përballur me presion për të ashpërsuar qasjen ndaj Kinës, prej kur ka ardhur në pushtet muajin e kaluar.

Fjalimi i tij është mbajtur teksa në Kinë është protestuar kundër ligjeve strikte për menaxhim të pandemisë së koronavirusit.

Të martën ka raportime se autoritetet mund të kenë shtypur tërësisht protestat, për shkak të prezencës së madhe të zyrtarëve policorë nëpër qytete.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026