Linja e komunikimit SHBA-Rusi është përdorur një herë që nga fillimi i luftës 

29 Nëntor 2022 | 09:18

Një linjë komunikimi e krijuar për të parandaluar përleshjet për situatën në Ukrainë midis ushtrive amerikane dhe ruse në fillim të luftës është përdorur deri më tani vetëm një herë.

Deklarata u tha të hënën nga një zyrtar amerikan i paidentifikuar për Reuters.

Zyrtari, i cili kërkoi të mos përmendet emri, tha se SHBA-ja kishte nisur thirrjen përmes linjës së komunikimit për të komunikuar shqetësimet e saj në lidhje me operacionet ushtarake ruse pranë infrastrukturës kritike në Ukrainë.

Pak detaje dihen për incidentin specifik që çoi në thirrjen përmes linjës që lidh Komandën Evropiane të Ushtrisë Amerikane dhe Qendrën e Komandës së Mbrojtjes Kombëtare Ruse.

Zyrtari nuk pranoi të specifikonte se kur u bë thirrja, por tha se nuk ishte kur një raketë e humbur ra mbi Poloninë anëtare të NATO-s më 15 nëntor, duke vrarë dy persona.

Kjo linjë komunikimi është vetëm një nga disa mënyra që komunikojnë ushtritë amerikane dhe ruse.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026