Rusia shtyn bisedimet për inspektimin e armëve bërthamore

29 Nëntor 2022 | 08:05

Rusia ka shtyrë bisedimet me Shtetet e Bashkuara lidhur me armët bërthamore, që ishin paraparë të mbaheshin gjatë kësaj jave në Kairo.

Lajmi u bë me dije nga Departamenti amerikan i Shtetit më 28 nëntor, teksa asnjëra palë nuk dha arsye për shtyrjen e bisedimeve.

Ishte planifikuar që zyrtarët nga të dyja shtetet të takoheshin në kryeqytetin egjiptian nga 29 nëntori deri më 6 dhjetor për të diskutuar për rinisjen e inspektimeve nën traktatin New START, që ka për qëllim reduktimin e armëve bërthamore.

Bisedimet ishin pezulluar në mars të vitit 2020 për shkak të pandemisë COVID-19.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026

Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit të mërkurën në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit, ku rifilluan seancat e gjyqit të tij për korrupsion, që vazhdon...
17:23 | 15/07/2026