“Bambi” për të rritur, klasiku i Disney kthehet në një tmerr

29 Nëntor 2022 | 09:34

Klasiku i famshëm i Disney, filmi “Bambi”, mbi të cilin u rritën breza në mbarë botën, së shpejti do të kthehet në një film horror të quajtur “Bambi, the Reckoning”.

I njëjti ekip që e ktheu heroin e fëmijëve Winnie the Pooh në një krijesë të maktheve më të këqija në filmin “Winnie The Pooh: Blood And Honey”, po punon për projektin e ri, i cili pritet të publikohet vitin e ardhshëm.

ITN Studios dhe Jagged Edged Productions po punojnë për një version të përgjakshëm të Bambi, me Scott Jeffrey që thuhet se ka nënshkruar për regjinë, së bashku me regjisorin Rhys Frake-Waterfield.

Xhirimet janë planifikuar të fillojnë në vitin 2023 vitin e ardhshëm.

“Filmi do të jetë një ritregim tepër i errët i historisë së vitit 1923 që të gjithë e njohim dhe e duam. Frymëzuar nga dizajni i përdorur në filmin e Netflix “The Ritual”, Bambi do të jetë një makinë e egër vrasëse që fshihet në natyrë,” tha Jeffery.

Historia origjinale ka qenë në domenin publik që nga viti 2016, dhe Collider thekson se regjisori nuk lejohet të përdorë asnjë nga elementët e Disney në personazhet e tij, përfshirë personazhin e veçantë prototip të Bambit.

Kjo është arsyeja pse është e pamundur të parashikohet se si do të duket ky version i filmit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026