Dua Lipa në Tiranë: Të luftojmë ksenofobinë kudo në botë

28 Nëntor 2022 | 20:00

Këngëtarja ndërkombëtare, koncert në Sheshin ‘’Skënderbej’’.

Nga arsyeja pse nuk performoi në Sunny Hill në Tiranë e deri tek pyetja nëse do të marrë një burrë shqiptar, Dua Lipa shoi një sërë kureshtjesh të gazetarëve në një konferencë për media të mbajtur vetëm pak orë përpara koncertit të saj në Sheshin “Skënderbej’’.

‘’Nuk kam performuar në secilin Sunny Hill që ka ekzistuar, por kam pasur shumë dëshirë të vija sot, për një ditë shumë me rëndësi dhe kam menduar që kjo është për mua dita që kam dashur të vij dhe të performoj në Tiranë.”- theksoi Lipa.

Teksa e pyetur rreth stigmatizimit që u është bërë shqiptarëve që jetojnë në Britaninë e Madhe së fundmi, ylli ndërkombëtar me shtetësi tashmë Shqiptaro- Britanike është ndalur tek detyra e gjithë secilit në promovimin e vlerave të kombit.

‘’Është një fatkeqësi shumë e madhe se si shihemi në sytë e politikanëve dhe njerëzve të tjerë. Mendoj se janë fjalë të pakëndshme dhe mendoj se kemi nevojë të luftojmë ksenofobinë kudo në botë. Është e vetmja gjë që mund të bëjmë për të ndryshuar sa mundemi stigmën që ekziston ndaj shqiptarëve.”- tha ajo.

Dua Lipës i’u dhurua nënshtetësia shqiptare si një ambasadore e denjë e vendit tonë në botë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026