Telashe për Suarez, sulmuesi nën hetim për “kopje”, Vidal zyrtarizohet te Inter

22 Shtator 2020 | 19:56

Telashe për Luis Suarez. Sulmuesi ishte pranë transferimit tek Jueventus, por problem u bë pajisja me pasaportën italiane, çka bëri Zonjën e Vjetër të hiqte dorë nga shërbimet e ish-lojtarit të Bracelonës.

Edhe pse për lojtarin dhe kampionët e Italisë historia e transferimit në Itali ishte një kapitull i mbyllur, njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare e “Guardia di Finanza” ka gjetur parregullsi në testin e gjuhës italiane që uruguaiani iu nënshtrua pak ditë më parë.

Sipas mediave italiane, hetuesit kanë konstatuar se Suarez i dinte të gjitha pyetjet që do kiste në test, dyshimet që shtohen edhe për faktin se lojtari qëndroi vetëm pak minuta në provimin e zhvilluar në Universitetin e Periuxhias. Prokuroria ka kërkuar më shumë prova dhe pritet që të ketë një vendim shumë shpejt.

Nëse Suarez nuk arriti që të transferohej në Serie A, një tjetër lojtar i Barcelonës do të zbresë në kampionatin italian. Arturo Vidal është zyrtarisht një lojtar i Interit. Kiliani do u kushtojë zikaltërve vetëm një milionë euro. Vidal bëri 96 paraqitje për Barcelonën në dy sezone, duke shënuar 11 gola dhe duke dhënë 10 asiste në të gjitha garat, duke ndihmuar skuadrën spanjolle të fitojë titullin në La Liga në 2018-19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026