Një viktimë dhe 62 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

23 Shtator 2020 | 13:14

Prej ditësh situata e pandemisë së Covid-19 në Kosovë paraqitet e qëndrueshme. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 528 teste të dyshuara, ndërsa 62 prej tyre kanë rezultuar pozitivë dhe një pacient ka humbur jetën.

Listës së të shëruarve në orët e fundit i janë shtuar 85 pacientë të rinj, duke e çuar totalin e të shëruarave në 12.900, që nga fillimi i pandemisë. Deri tani në të gjithë Kosovën kanë humbur jetën 616 qytetarë.

Rastet pozitive në Kosovë:

Komuna Prishtinë 17 raste, komuna Prizren 14 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Junik dhe Malishevë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026