Letra-bombë zyrtarëve spanjollë, rritet siguria rreth kryeministrit dhe ambasadave
Autoritetet në Spanjë kanë rritur masat e sigurisë pasi një numër letrash-bombë u janë dërguar së fundmi zyrtarëve të lartë, përfshirë kryeministrin Pedro Sanchez.
Të mërkurën një punonjës i ambasadës ukrainase në Madrid mbeti lehtësisht i plagosur kur një pajisje e tillë shpërtheu.
Ndërsa të enjten, policia spanjolle konfirmoi për mediat se një letër-bombë i ishte dërguar edhe ambasadës amerikane në Madrid.
Sipas zyrtarëve iberikë, mes personave të cilëve u janë adresuar letra të tilla është edhe ministri i Mbrojtjes.
Mendohet që ato të jenë të lidhura me mbështetjen që Spanja i ka ofruar Ukrainës, por deri tani askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë.
Letra dërguar në adresë të kryeministrit Sanchez, e cila mbante material pirroteknik u lokalizua më 24 nëntor dhe u çaktivizua para se dikush të lëndohej.
Qeveria spanjolle po i heton incidentet si akte terroriste. Një burim i afërt me hetimin ka deklaruar se pajisjet ishin dërguar në zarfe bojë kafe’ dhe përmbanin barut të lidhur me një mekanizëm aktivizimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta