Udhëtimi ‘epik’ i 3 emigrantëve drejt Spanjës, 11 ditë në timonin e anijes-cisternë

29 Nëntor 2022 | 16:54

Tre emigrantë afrikanë kanë kryer një sipërmarrje të vërtetë, duke zgjedhur të udhëtojnë për disa ditë në det të hapur, të ulur në timonin e një anijeje, për të arritur ishujt Kanarie të Spanjës.

Kur zbarkuan, ata shfaqën simptoma të dehidratimit dhe hipotermisë dhe u transferuan në një spital për trajtim mjekësor.

Ata ishin ulur në timonin e anijes “Alithini 2”, një cisternë nafte, që ishte larguar nga Lagosi, në Nigeri, më 17 nëntor dhe mbërriti në Las Palmas vetëm ditën e hënë.

Las Palmas është kryeqyteti i Gran Kanaria, një nga ishujt Kanarie të Spanjës, që ndodhet në bregun veri-perëndimor të Afrikës.

Historikisht, ishujt kanë qenë një mënyrë arratie për emigrantët afrikanë që synojnë të arrijnë Evropën, duke qenë se ndodhen vetëm 100 kilometra në perëndim të Marokut.

Të dhënat e autoriteteve spanjolle tregojnë se emigracioni përmes detit drejt vendit iberik u rrit me 51% në 5 muajt e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021-shit.

Pavarësisht se është shumë e rrezikshme, kjo nuk është hera e parë që emigrantët udhëtojnë në timonët e anijeve tregtare.

Vitin e kaluar, një 14-vjeçar nigerian u intervistua nga gazeta spanjolle “El Pais”, pasi kishte mbijetuar për 2 javë në timonin e një anijeje, të nisur po ashtu nga Lagosi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026