‘Shqiptarët të dëbohen brenda 10 ditëve’, plani i ri i Britanisë për emigrantët

29 Nëntor 2022 | 13:02

Ministria e Brendshme Britanike pritet të prezantojë një plan të ri për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm nga vendi.

Mediat britanike shkruajnë se sekretarja e brendshme, Suella Braverman, do të prezantojë një liste me vendet që përcaktohen të sigurta dhe nga të cilat nuk pranohen kërkesat për azil.

Qytetarët që vijnë nga këto shtete do të kthehen në vendin e origjinës me procedurë të përshpejtuar sapo të mbërrijnë në Britaninë e Madhe.

Kjo do të thotë se ata do të riatdhesohen brenda 10 ditësh nga mbërritja në Mbretërinë e Bashkuar.

Gazeta “The Times” në Londër e lidh këtë plan posaçërisht me shqiptarët. Sipas artikullit, nga rreth 40 mijë emigrantë të paligjshëm që hynë në mbretëri gjatë këtij vitit, mbi 12 mijë janë shqiptarë.

Me planin e ri, kërkesat për azil nga Shqipëria do të refuzohen automatikisht dhe deportimi do kryhet me procedurë të përshpejtuar.

Pani që njihet me emrin “Lista e Bardhë’ është diskutuar dhe disa vite më parë nga ligjvënësit britanik. Projekti ka hasur në kundërshtinë ë shoqatave për të drejtat e njeriut.

Në listën e bardhë janë shtetet e Bashkimit Europian dhe ato të Ballkanit Perendimor, si dhe India, Afrika e Jugut dhe Amerika e Jugut.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026